Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj ndalimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze. Rama ndalimin e Haradinajt e ka cilësuar si një absurditet. “Ndalimi i Haradinajt, një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterët e BE-së”, ka shkuar Rama në profilin e vet në “Twitter”.