Pas deklaratës “bombastike” të kryeministri Rama, “Nëse BE nuk e fut Shqipërinë në BE, atëherë do të bashkohet me Kosovën”, menjëherë u pasua me të njëjtën deklaratë edhe presidenti Thaçi!
Florim Zeqa
Mirëpo, as njërit dhe as tjetrit (përveq mediave) nuk iu kushtoi vëmendje opinioni i gjërë shqiptar. Ngase, si Rama ashtu edhe Thaçi, idenë e bashkimit kombëtar e përdorin vetëm si sllogan për efekte elektorale, për t’i mbuluar dështimet dhe ikur nga problemet madhore që kanë në vendet e tyre.
Kështu dy liderët shqiptar duke e përdorur kartelën e nacionalizmit si diskurs politik për t’i mbuluar dështimet e tyre në zhvillimin ekonomik, zvoglimin e papunësisë, daljen nga izolimi ndërkombëtar dhe për mbijetesën në politikë e përmendin shkarazi idenë e bashkimit kombëtar vetëm sa për të hedhur pluhur në ajër dhe asgjë më shumë.
Deklaratat stereotipe të kryeministrit të Shqipërsisë dhe presidentit të Kosovës rreth bashkimit kombëtarë, janë deklarata boshe vetëm për konsum të brendshëm politik e jo deklarata për ta sinjalizuar BE-në për një qëllim të tillë. Momentumi politik në të cilin ndodhen Shqipëria e Kosova, deklaratat e tilla vetëm sa e stopojnë rrugëtimin dhe prodhojnë efekte negative në marrëdhëniet nderkombëtare të të dyja shteteve.
Deklaratat e Ramës e Thaçit janë mashtrim dhe maskaradë e radhës për opinionin publik, për elektoratin shqiptar në prag të zgjedhjeve parlamentare, e të cilat rrjedhimisht vijnë edhe si pasojë e mungesës së platformave zhvillimore dhe avancimit të politikave të jashtme të të dyja shteteve shqiptare.
I pari, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaratën e tij e përdorë si mburoj nga presioni i protestave të pandërprera të opozitës shqiptare me “çadrën” e hapur në shesh, ndërsa i dyti, presidenti kosovar Hashim Thaçi, idenë e bashkimit kombëtar e përdor si “xhoker” për rehabilitim nga dështimi i fundit në iniciativën e tij për bërjen e Ushtrisë së Kosovës përmes një projektligji dhe për heqjen nga koka e tij “Shpatën e Demokleut” (Gjykatën Speciale).
Nëse i analizojmë Ramën e Thaçin, në praktikë njëri edhe tjetri me veprimet e tyre janë kundër idesë së bashkimit kombëtar. Që të dy bëjnë pazare dhe negociojnë me Serbinë dhe Malin e Zi për tkurrjen e territoreve kombëtare.
Logjika e thjeshtë e jep përgigjen në maskaradat mashtruese të Ramës e Thaçit për idenë e bashkimit kombëtar.
Ata liderë, që në mendje e shpirtë e mbajnë idenë fisnike të bashkimit kombëtar, nuk vrapojnë pas përqafimeve me armiqt e kombit shqiptar në Beograd dhe Bruksel.
Imitimi i Ramës nga ana e Thaçit, të kujton tifozerinë e një adoleshenti sportiv ndaj idolit të tij shpirtëror. Presidenti i Kosovës sikur harroi shumë shpejt, se paraprakisht idesë së bashkimit kombëtar, Edi Rama kishte dal me idenë e krijimit të së ashtuquajturës “Federatë e Re Jugosllave”, nën sqetullën e së cilës parashihet të hyjnë Shqipëria e Kosova sëbashku me të gjitha trojet etnike të pushtuara nga serbosllavët.
Njëmend Thaçi, i lodhur nga dështimet e njëpasnjëshme, kohëve të fundit nuk po dinë as të imitoj si duhet idetë e idolit të tij shpirtëror Edi Rama.
Pas deklaratave “bombastike” të javës së kaluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkim kombëtar, rruga drejt BE-së zgjatet dhe mbetet akoma më e paqartë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Angazhimi serioz për interesa kombëtare i liderëve shtetëror shqiptar, para së gjithash duhet të dëshmohet me përkushtimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për t’i bërë Kosovën e Shqipërinë shtete të forta në fushën e sundimit të ligjit.
Kështu siq janë aktualisht Shqipëria dhe Kosova, shtete të mbërthyera nga korrupsioni e krimit të organizuar, liderët e të cilave janë të implikuar në kanabis dhe korrupsion, që kanë kapur të gjitha institucionet shtetërore për qëllimet e tyre personale dhe klienteliste, jo vetëm që nuk mund të bëhen asnjëherë pjesë e BE-së, rrezikojnë të mbetën vrimë e zezë në këtë pjesë të kontinentit evropian.
Deklaratat joserioze të Ramës e Thaçit, jo vetëm që prishin imazhin e shqiptarëve, pra të Kosovës dhe Shqipërisë, e dëtojnë rëndë të ardhmen evropine të të dyja shteteve shqiptare.
Shqipëria dhe Kosova pa reforma në drejtësi, pa luftimin e krimit të organizuar dhe korupsionit, pa zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe stabilitet politik, jo vetëm që do të mbesin edhe për shumë kohë jasht BE-së, ideja e bashkimit kombëtar në kokat e shqiptarëve do të mbetët vetëm një ilizion i pambarim!
Përfundimisht, frazave dhe demagogjive politike të Ramës e Thaçit, jo vetëm që nuk u beson më askush në Shqipëri dhe Kosovë, me deklaratat e fundit qesharake janë zhveshur para opinionit kombëtar si mashtruesit më ordinerë dhe rrënuesit më të mëdhenjë të idesë së bashkimit kombëtar, të cilët përveqse e kanë bastarduar skajshërisht idenë fisnike kombëtare, vendet tona i kanë katandisur në vendet më të padenja dhe të prapambetura në rajonin e Ballkanit.
Si pasojë e kësaj katandisje, edhe mërgimtarët shqiptar në vendet evropiane po e pësojnë shkaku i imazhit të lënduar të dy shteteve shqiptare, duke u mbajtur gjithnjë në thumb të shënjestrës për veprimtari të mundshme kriminale.
Ajo çka është e keqja dhe tepër e dhimbshme, shkaku i katandisjes së dy shteteve tona (Shqipëri e Kosovë) si pasojë e kapjes nga klanet mafioze dhe kriminale, në mesin e mërgimtarëve ka filluar të bie dashuria ndaj atdheut dhe inspirimi për investime kapitale në vendlindjen e tyre.
Kjo paraqet fundin e patriotizmit folklorik të krerëve shtetëror në Shqipëri e Kosovë dhe fillimin e ndërgjegjësimit të subjekteve politike dhe popullatës për një qasje ndryshe ndaj idesë së bashkimit kombëtar.