Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit e përkushtuar në mbarëvajtjen e respektimit të masave të ndërmarra nga ana e Qeverisë Kosovës për parandalimin e COVID-19.
Njësitet policore të DRP-Gjilan, po vazhdojnë në implementimin e planeve operative në drejtim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe respektimin e masave Anti COVID -19.
Gjatë njëzete e katër orëve të fundit, në shtatë komunat e zonës së përgjegjësisë së DRP-Gjilan, janë realizuar aktivitete dhe kontrolle të shtuara si në trafikun urban po ashtu edhe në lokale afariste, sheshe, rrugë, tregje të gjelbra dhe vende me frekuentim ma të madh të qytetarëve.
Gjatë kontrolleve të ndryshme janë shqiptuar gjithsejtë njëqind e tridhjetë e pesë (135) gjoba për kundërvajtje bazuar në Ligjin Anti COVID-19 për të gjithë ata persona që janë hasur në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
Policia e Kosovës në DRP-Gjilan, do të vazhdojë aktivitetet dhe shtimin e masave preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë së qytetarëve dhe shëndetit të tyre. /2LONLINE.com/