Aktivitete javore në komunikacionin rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 10.03.2023-16.03.2023 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Në kuadër të projektit ,, Parandalimi i aksidenteve dhe sensibilizimi i pjesëmarrësve në trafikun rrugor’’ me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve të trafikut njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilanit gjatë kësaj jave ka realizuar takime të ndara me drejtoret e shërbimeve publike të komunave të rajonit të Gjilanit.
Gjatë kësaj periudhe po ashtu janë shqiptuar njëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e një (1361) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar njëzet e nëntë (29) patentë shofer,
Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. /2LONLINE/