DYLON

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR amerikan ligjërojnë për edukimin medial para nxënësve

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR amerikan ligjërojnë për edukimin medial para nxënësve
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR amerikan – Regional Command East, kanë mbajtur një ligjëratë për edukimin medial për nxënësit e shkollës American School of Kosova.

Qëllimi i ligjëratës ka qenë që nxënësit e kësaj shkolle të mësojnë më shumë për punën e Zyrave për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës si dhe në Komandën e Lindjes së KFOR-it (USA KFOR).

EkoHigjiena

Gjatë kësaj ligjërate u fol për edukimin mediatik, llojet e ndryshme të mediave, kujdesin për atë që lexojmë, kuptojmë, si dhe fëmijët u udhëzuan që për të pasur informim të drejtë dhe korrekt, duhet të shikohen burimet e informacionit, qëllimi i tyre, autoret dhe detaje të tjera rreth një lajmi të plasuar në platforma të ndryshme mediale.

Fëmijët në ASK me shumë entuziazëm poashtu shtruan shumë pyetje për temën e ligjërimin si dhe për profesionin e ushtarit dhe policit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.