Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 09.08.2024 – 15.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë (1627) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i tridhjetë e pesë (35) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Hetim i një (1) aksidenti të trafikut me fatalitet,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tetëmbëdhjetë (18) ngasës,
- Shqiptuar gjashtë (6) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /2LONLINE/