Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (30 maj – 5 qershor), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 28 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 562 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 28 aksidente trafiku, nga të cilat 12 me lëndime në njerëz, 16 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime si dhe fatkeqësisht një aksident fatal.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 562 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 41 incidente, ndërsa ka pasur 32 të arrestuar, të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.