DYLON

Gjilan: Policia, nën asistimin e Inspektorëve të Shëndetësisë, kontrollojnë një barnatore

Gjilan: Policia, nën asistimin e Inspektorëve të Shëndetësisë, kontrollojnë një barnatore
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore bëjnë me dije se në Gjilan, në rrugën “Pajazit Ahmeti”, Policia e Kosovës, njësitet i hetimeve kundër krimeve ekonomike dhe anti korrupsion, që veprojnë në Gjilan, në asistim të Inspektorëve të Shëndetësisë – Prishtinë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e Gjykatës, duke realizuar kontrollin në një barnatore.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se kontrolli është bërë me dyshimin se shiten barna në kundërshtim me ligjin dhe të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin publik.

“Inspektorët farmaceutik kanë kontrolluar dokumentacionin e barnatores, hapësirën, produktet dhe pajisjet medicinale, me ç ‘rast janë gjetur disa barna pa banderola të Republikës së Kosovës dhe pa paketim, të cilat janë konfiskuar. Me ecurinë e kontrollimit të barnatores, është njoftuar prokurori i lëndës, dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore që lidhen me këtë rastit”, ka thënë Hashani.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.