Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (22 nëntor – 28 nëntor), në Rajonin e Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar 49 persona.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se janë regjistruar 68 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 49 të arrestuar.