DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 20 aksidente trafiku

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 20 aksidente trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (22 nëntor – 28 nëntor), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 20 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 610 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 20 aksidente trafiku, nga të cilat 9 me lëndime në njerëz si dhe 11 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 610 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.