Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (31 tetor – 07 nëntor), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 22 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 794 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 22 aksidente trafiku nga të cilat 10 me lëndime në njerëz dhe 12 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 794 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.