Gjilan: Aksident trafiku me lëndime

Gjilan: Aksident trafiku me lëndime

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime, që ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” këtu në Gjilan. Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije dyshohet se aksidenti rrugor të ketë ndodhë kur vetura Audi, me tabela 06, duke qarkulluar ne rrugën “Lidhja e Prizrenit” me të arritur në hyrjen e Maketit “ETC” bënë kthim të pasigurt majtas, me qellim që të hy në parking, pa i dhënë përparësi kalimi mjetit motoçikletë.

Motoçikleta ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve në komunikacion, në vendbanim, ajo përplaset me veturën Audi dhe me këtë raste dëmtohet edhe një veturë tjetër e cila ishte duke dal nga parkingu, ku shkaktohen dëme materiale në tri njësitë.

“Lëndime trupore pësojnë vozitësi i veturës dhe i motoçikletës si dhe pasagjerja që ndodhej bashkë me të e cila pas trajtimit mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Hashani.

Sipas itj, me urdhër të prokurorit të shtetit, pasi janë mbledhë prova materiale në vendin e ngjarjes vozitësi i veturës Audi dhe drejtuesi i motoçikletës ndalen në mbajtje për 48 orë.

Rasti pas kompletimit procedohet në Gjykatë.

KOMENTE