Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë pjesë në manifestimin për përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës.
I pari i komunës ka thënë se ngjarjet sikurse kjo janë sinonim i bashkimit e rezistencës.
“Sot bashkë me kryetarët e bashkive dhe komunave të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, përkujtuam njërën nga datat më me rendësi në historinë tonë, atë të Besëlidhjes së Lezhës.
Është me rëndësi që ngjarjet historike si kjo e sotmja, që është edhe sinonim i bashkimit e rezistencës, të jetë edhe motiv i rritjes së bashkëpunimit mes nesh, e i intensifikimit të punës për të mirën e përbashkët”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/