Grupi i auditimit social në Kamenicë ka prezantuar të gjeturat lidhur me monitorimin e projektit “Shpërndarja e ujit për fshatrat Hogosht dhe Lisockë në Komunën e Kamenicës”.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se e mirëpret iniciativën që tani e tutje do të ketë një grup të auditimit të përbërë kryesisht nga qytetarët dhe përfaqësues të OJQ-ve, të cilët tani e tutje do të monitorojnë projektet e ndryshme. Sipas tij do të punohet që të dhënat e gjetura të përmirësohen. /2LONLINE/