DYLON

Kryetari i Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Teatrit të Gjilanit

Kryetari i Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Teatrit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës se Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Erson Zymberin, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për “Shfaqjet teatrale të Teatrit të Qytetit të Gjilanit në Kamenicë”.

Qëllimi i këtij memorandumi është realizimi i shfaqjeve teatrore nga artistët e Teatrit të Gjilanit në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”.

EkoHigjiena

I pari i komunës ka thënë se ky bashkëpunim do të sjell gjallëri në Komunën e Kamenicës, duke zhvilluar edhe më shumë aspektin kulturor më shfaqjet nga artistët e Teatrit të Gjilanit.

“Jeta teatrale do të zhvillohet edhe më shumë me këtë bashkëpunim. Jam i lumtur që tani më teatrit tonë po i jepet frymë për atë se çka është”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.