Në kuadër të projektit FLOWS, pjesë e të cilit është edhe Komuna e Kamenicës, është mbajtur takimi me ekspertë italianë e ata të Bankës Botërore, për të vendosur lokacionin e digës akumuluese të Kamenicës, kanë bërë me dije drejtues të komunës së Kamenicës.
“Rekomandimi i dalë nga ky takim është se diga e Desivojcës ka kapacitet më të madh të ujit, duke siguruar furnizim më të besueshëm dhe kapacitet rregullues të rezervuarit, si dhe garantues është edhe mundësia më e madhe e kësaj dige që të bëjë rritje të vëllimit të sasisë së ujit, ruajtjes së tij dhe menaxhimit më të mirë të përmbytjeve”-ka thënë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj.
Ai ka treguar gjithashtu se ky projekt po financohet nga Banka Botërore, Qeveria Zvicerane dhe BE-ja.
Kryetari Rahimaj ka falënderuar Ministrin Aliu për kontributin e dhënë në këtë drejtim. /2LONLINE/