Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në Kamenicë, Ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe deputeten Arta Bajralija, ku së bashku kanë parë nga afër punimet që po realizohen në ri-dizajnimin e qendrës së qytetit, rrugën që lidhë fshatrat Berivojcë-Koretin-Topanicë si dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë.
I pari i Komunës po ashtu ka njoftuar qytetarët se së shpejti do të vijnë edhe projekte të mëdha për Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/