Ndërmarrja Publike “Dardana” tashmë është bërë me bord, ku pjesë e këtij bordi janë ekspertë nga diaspora, të cilët do të menaxhojnë këtë ndërmarrje, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke uruar të zgjedhurit ka thënë se është tejet i lumtur që diaspora e ka gjetur vullnetin të bëhet pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm në themelimin dhe menaxhimin e ndërmarrjes publike.
“CV-ja e tyre e pasur me përvojë të gjatë dhe pozitat e tyre kyçe në vendet europiane besojmë se do na ndihmojnë në konsolidimin e ndërmarrjes publike. Nga Jetullahu si drejtor në njërën nga bizneset më të mëdha të ndërtimtarisë në Zvicër, Shkurte Kastrati kandidate për PHD në Universitetin e Pragës dhe projektuese e aerodinamikës së Porsche, Vehapi si drejtor ekzekutiv në kompani të sigurimeve për një qark të gjerë në Gjermani dhe përvoja e Donjetës në ndërmarrje publike lokale në Kosovë kemi besimin e plotë se është rruga e duhur për një fillim të mbarë. Sot është votuar edhe z. Rinor Rrudhani si UD kryeshef i ndërmarrjes. Na priftë e mbara”, ka thënë I PARI I Kamenicës, Kadri Rahimaj. /2LONLINE/