Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në shkollën “Metush Krasniqi”, në Roganë, do të investohet në vlerë prej 850 mijë eurosh.
“Ky investim i cili është fazën fillestare në këtë shkollë vie si investim nga Bashkimi Europian.”-ka thënë Rahimaj.
Ai ka shtuar se rregullimet e hapësirës së jashtme të po kësaj shkolle, që kapin vlerën e 170 mijë eurove janë investim i Komunës së Kamenicës dhe FKEE-së. /2LONLINE/