DYLON

Policia Kufitare e Rajonit Lindje parandalon një rast të kontrabandimit të kafshëve

Policia Kufitare e Rajonit Lindje parandalon një rast të kontrabandimit të kafshëve
Avatar photo Redaksia

Më datë 25.04.2023, rreth orës 14:30, Njësitet e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje kanë identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanushë Republika e Maqedonisë veriore, përmes rrugëve ilegale.

Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës dhe AUV-i.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.