Ishte 8 marsi i vitit 2011, datë e cila simbolizon përkushtimin ndaj nënës dhe gruas në përgjithësi por që kjo datë e vitit 2011 na ishte dita kur ndërroi jetë z. Xhemajl Hyseni, ish kryetari i komunës së Gjilanit dhe prijësi i LDKsë në Gjilan që pasoi të jetë në krye të LDDsë së Gjilanit por që mbi këto pozita, si emër simbolizonte një angazhim deri në vetmohim të organizimit të jetës paralele të viteve të ’90 në komunën e Gjilanit dhe më gjerë.
Shkruan: Arianit Sllamniku
Krejt angazhimit të tij për një shoqëri demokratike e cila e kaloi lehtë edhe tranzicionin politik falë krerëve shqiptar të subjekteve politike, përkundër që shumicës së saj i printe z. Hyseni, rastisi që vdekjen e tij në njërën anë t’a përcjellte mbledhja komemorative në sallën e kuvendit komunal në Gjilan dhe jo në hapsirat e teatrit të qytetit pasiqë aty vazhdonte kënga e vallja deri në kupë të qiellit e organizuar nga komuna në anën tjetër, komunë të cilën i ndjeri z. Hyseni e kishte pas qeverisur një kohë jotë largët.
Kjo formë e trajtimit të të parit të komunës nga vet krerët e komunës që asokohe qeverisej nga PDK dhe z. Qemajl Mustafa, goxha më pati irrituar sepse jo vetëm që nuk u ul flamuri kombëtar e as ai shtetëror në gjysëmshtizë por që atë ditë në vend se të pushonte i tërë aktiviteti i komunës dhe ai aktivitet të shtyhej për një ditë tjetër, përkundrazi kënga e vallja në njërën anë arrinte kupën e qiellit derisa në anën tjetër në një sallë me 50 karrige e me shumë më shumë interesim për pjesëmarrje, zhvillohej mbledhja komemorative për një person i cili para pak viteve i kishte prirë po atij institucioni.
Por zërat se “PDKja nuk e ka nderuar tamam siç i ka hije një personaliteti të tillë sepse ai ka qenë LDK” nuk doja t’I besoja pasiqë z. Hyseni ishte baxhanak me njërin nga krerët e atëhershëm të PDKsë andaj edhe këto veprime nuk i pata trajtuar si të politizuara por që isha i vetmi zë i cili e pata ngritur si shqetësim derisa të tjerët I kishin futur veshët në lesh. Edhe vet LDK-istët e LDD-istët e flaktë bile!
Për t’u bindur se e kisha drejtë mospolitizimin e qështjes, nuk shkoi aq gjatë dhe u binda hiq më larg se dje!
Me datën 18 morëm lajmin e ndërroi jetë jo vetëm udhëheqësi i luftës së UÇKsë e pastaj edhe organizatori i rrezistencës ushtarake të luginës së Preshevës nën ëmblemën e UÇPMBsë por edhe prijësi i këshillit nacional shqiptar në territorin e Luginës, trupi i të cilit nga Stanbolli aterroi në Prishtinë e mëpas më datën 20 janara, për nderimet e fundit ndaloi para teatrit të qytetit për homazhe të organizuara nga komuna e Gjilanit që tani prinw nga LDKja dhe kryetari z. Lufti Haziri.
Lëre që një ditë më herët, pra më 19 janar nuk u shtye por vazhdoi të mbahet aktiviteti kulturor i Flakës njëjtë sikur 8 Marsi për Xhemajl Hysenin, por këtu kishim dy ngjarje, pra me datën 19 ishte konferenca shkencore në shkollën katolike “Don Bosko” duke e anashkaluar edhe Universitetin publik “Kadri Zeka” si tempulli më i lartë i shkencës dhe dijes në Anamoravë e më gjerë por që po atë ditë, pra më 20 janar paralelisht zhvillohej ekspozita e fotografive e cila ishte në hollin e teatrit derisa në teatër bëheshin homazhet e komandantit Jonuz Musliut e cila I paraprinte mbledhjes komemorative brenda në sallën e teatrit të qytetit.
Çfarë paradoksi e çfarë organizimi o burrë. Çnderim, zhgënim e mjerim!!!
E çfarë t’I thuhej një vizitori të huaj i cili i rastësisht do të gjendej ndërmjet homazheve dhe aktivitetit të Flakës së Janarit?
E vetmja përgjigje e cila do t’i flente kësaj ngjarje dhe këtyre organizimeve komunale tallava, do të ishte thënia e Isës A.S. apo Jezusit: “Fali o Zot sepse nuk dijnë çfarë janë duke bërë”.
Dhe unë po e përmbylli këtë shqetësim timin të shprehur me shkronja me pothuajse të njejtën thënie:
“Fali o komandant Jonuz, nuk dijnë çfarë janë duke bërë pasiqë dikur nga qeverisja e PDKsë në krye me Qemajl Mustafën i ndodhi ish kryetarit të komunës z. Xhemajl Hysenit dhe tani në qeverisjen e LDKsë në krye me Lutfi Hazirin edhe pse nuk e kanë dert, u turpëruan me ty”.