DYLON

Vetëvendosje: Shpallen rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjet e brendshme

Vetëvendosje: Shpallen rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjet e brendshme
Avatar photo Redaksia

Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.

Në vijim, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm shpall rezultatet paraprake të votimit për kandidatin për kryetar, Albin Kurti:

PËR: 98.82%
KUNDËR: 0.61%
ABSTENIM: 0.57%
TË PAVLEFSHME: 0.26%

EkoHigjiena

“Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falënderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falënderojmë të gjithë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës. I jemi gjithashtu mirënjohës stafit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe të Komisioneve Komunale Zgjedhore, për asistencën dhe materialet e votimit të vëna në dispozicion anekënd Kosovës për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njofimin e Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.