Sipas informacioneve të fundit, kryeqyteti zviceran Bern u njoftua këtë javë se i takon vendi tre në listën e qyteteve më të shëndetshme të Evropës.
Nga opsionet e transportit publik deri tek stabiliteti, Zvicra nuk është aq neutrale kur bëhet fjalë për kryesimin e të gjitha llojeve të renditjes.
Një listë e lëshuar këtë javë nga shërbimi i kujdesit shëndetësor në internet ‘Treated’ e ka vendosur kryeqytetin zviceran Bern në vendin e tretë në listë kur bëhet fjalë për kryeqytete të shëndetshme, shkruan ‘The local”
Nga ajri i pastër dhe uji deri te emetimet e ulëta të CO2 dhe cilësia më e lartë e jetës më shumë se çdo qyteti i anketuar, Bern ka fituar vendin e tij në listë.
Po ashtu, në këtë renditje ishin pjesë rreth 46 kyeqytete, ndërkohë që Berni u mund nga Kopenhagen (i pari) dhe Vjena (i dyti). Baku në Azerbajxhan rrahu nderin e dyshimtë për të dalë i fundit në listë, i ndjekur nga afër nga Moska dhe Bukureshti.