DYLON

Xhudistet kosovare nisin vitin olimpik, zbresin në qilimin e “Grand Prix Tel-Aviv”

Xhudistet kosovare nisin vitin olimpik, zbresin në qilimin e “Grand Prix Tel-Aviv”
Avatar photo Elife Sherifi

Sot dhe nesër, xhudistet kosovare do të marrin pjesë në “Grand Prix Tel Aviv”, që zhvillohet në Izrael. Përveç Nora Gjakovës, tri xhudiste të tjera do të marrin pjesë për herë të parë në një kompeticion (garë) të tillë.

Kjo është gara e parë e vitit olimpik, ku fitohen pikë olimpike.

Në këtë “Grand Prix”, Kosova merr pjesë me katër garuese: Erza Muminoviqi (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).

EkoHigjiena

Erza, Flaka dhe Laura do të marrin pjesë për herë të parë në një garë të këtij niveli.

Erza Muminoviqi në meçin e parë takohet me brazilianen Sarah Menezes, hiç më pak se kampione olimpike në Londër 2012, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Nora Gjakova në meçin e parë takohet me garuesen nga Hong- Kongu, Sum Po Leung. E Flaka Loxha në meçin e parë takohet me garuesen nga Kazakistani, Sevara Nishanbayeva.

Kurse, Laura Fazliu ndeshet pasnesër dhe në meçin e parë takohet me fituesen e duelit ndërmjet ruses Ekaterina Valkova dhe meksikanes Prisca Awiti Alcaraz.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.