Shkruan: Reis Mirdita
Prej 1 janari e gjer më 31 e fundit të vitit, bota do të përmbushë një rekord të ri. Zgjedhjet, nga ato legjislative, senatoriale, dhe presidenciale do ta çojnë votuesit plot pesëdhjetë e një herë drejt kutive të “sovranit” .
Në shtetet e BE, Francezët e mbanë primatin me pesë dalje prej shpije për të votuar për nder të preferencave por edhe si detyre qytetare. Presidencialet me 23 prill – raundi i parë dhe me 7 maj i dyti. Legjislativet me 11 e 18 qershor si dhe në shtator senatorialet.
Vendin e dytë e mbanë Gjermania, larg pas Francës, me 12 shkurt presidencialet e në mes të gushtit dhe tetorit janë legjislativet.
Në Shqipëri në qershor mbahen legjislativet.
Rekordi 51 nuk është përfundimtar! Nuk dihen zgjedhjet e parakohshme balotazhet e rivotimet që do të pasojnë për multi-shkaqe.
Krejt kjo a s’është demokraci?! Po milionat që do të hyjnë në lojë, me hile e pa hile a s’është demokraci?!
Po xhambazëve (shitblerësve) që nuk ua presim rrugën çka është? Demokraci pa dyshim! Tregtia e lirë në fuqi.
Dhe është shumë me rëndësi se në viset apo me thënë në shtetet ku jetojmë na shqiptarët, të përzierë e pa përzierë, për t’ia ndihmuar demokracisë që materialisht t’i mbulojë harxhimet parazgjedhore dhe e sidomos manipulimet e këtyre javëve si dhe ditës së “aminit”, do të zbulojmë se qytetari duhet të pajiset me letërnjoftim të ri, natyrisht duke paguar taksën e duhur. Do i duhet ndoshta edhe tapi mbi tapi për kokërr shpi të vogël që ka. Po pasaportë të rehiper-digjitale. Mirë, mirëpor ka ende që nuk i dimë na të rëndomtit! Ehuuuu sa gjëra akoma do të duhet të ndërrojmë e adaptojmë. Sa shpikje tjera demokratike na presin, një Zot e di!
Ja për shembull në Francë, Zonja Marine Le Pen e cila e përjashtoi babain e vet nga partia, tash po ia lypë hua 6 milionë Euro për Presidencialet! Por prap më mirë se ”tuxharllëku demokratik” te na dhe në disa vende tjera të botës!
Hej! Ku e nisa ku më nxori puna?! Por ani më me rëndësi është me thënë sloganin, pak të kopjuar nga komunistët: Na rroftë Demokracia!