• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Preshevë: A është ndryshimi si nënshtrim, jo politikë alternative e PVD-së

Redaksia 2LONLINE 3 Janar, 2017 3 min
 Preshevë: A është ndryshimi si nënshtrim, jo politikë alternative e PVD-së

Sapo kemi hyrë në një vit të ri kalendarik që kurorëzoi përfundimin e një viti të sukesshëm për organizatën tonë politike. Subjektin tonë që lindi 26 vjet më parë në kohëra të shtypjes së regjimit të Millosheviqit.

Shkruan : Liridon Kamberi-Preshevë

Ishim subjekt i ri, në një sistem të ri, me një regjim të vjetër. Në njërën anë, një regjim si vazhdimësi të një projekti shfarosës politik dhe në anën tjetër, një parti politike si vazhdimësi të një projekti çlirues politik. Një projekti politik të mishëruar, sipas rrethanave, me atë të Rilindjes sonë Kombëtare, përmes Lidhjes së Prizrenit, Vlorës historike, Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit e të kulmuar së fundi me Adem Jasharin dhe Bardhyl Osmanin. Kjo është edhe historia jonë. Historia e lirisë. Pa të cilën, politika është lojë.

Emrin e kemi udhërrëfim. Partia për Veprim Demokratik. Partia si organizim. Veprimi si aktivizëm. Demokracia si liri. Programin e kemi qëllim. Të drejtat si autonomi. Vullneti si referendum.

Viti 2016 ishte vërtetë viti ynë. Vit i kthimit në pushtet. Në Bujanoc. Në Preshevë. Pra, ne bëmë ndryshimin. Sepse pa ne, nuk do kishte ndryshim. Por duhet ta bëjmë edhe shpëtimin. E ky shpëtim nuk është vetëm pushtet. Është qëllimi jonë politik. Ideali ynë politik. Dhe ekonomik. Se pa politikë, nuk ka as ekonomi. Ka vetëm tugjarë politik, që politikën e përdorin si mjet për pasurimin e tyre privat, në emër të zhvillimit të përgjithshëm.

E nëse kemi ecur gjatë këtyre viteve, kemi ecur falë vetëmohimit, aktivizmit dhe mençurisë politike. Kur i kemi pasur, kemi ecur. Kur i kemi zbehur, kemi ngecur.

Prandaj, ky vit i fitores zgjedhore duhet të shërbejë si frymëzim për mobilizim të mëtejmë. Sepse e reja si shembje e rezistencës dhe e sakrificës politike nuk është ndryshim. Është ndryshim si nënshtrim. Është alternativë e politikës, jo politikë alternative. E kundërta e PVD-së.

Viti që po hyjmë na gjenë me një Beograd që po vazhdon të na shtypë me metodat e tij dhe me një Tiranë dhe një Prishtinë që nuk na mbështesin konkretisht. Me perspektiva të paqarta rajonale.

E nëse kanë ndryshuar rrethanat apo konfiguracioni politik, nuk kanë ndryshuar qëllimet politike. Ato fundja i ka përcaktuar populli i Luginës së Preshevës. Andaj edhe duhet të mobilizohemi edhe më shumë, si dhe të organizohemi edhe më mirë. Për më shumë liri, për më shumë mirëqenie. Më shumë se dje. Më pak se nesër. Rreth PVD dhe me PVD. Tash! Sivjet!

Autori është këshilltar i PVD-së në Kuvendin Komunal të Preshevës

Burimi: Portali Titulli.com

Etiketa:Bujanoc Kuvendi Komunal i Preshevës Liridon Kamberi Lugina Partia për Veprim Demokratik Preshevë PVD Titulli
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Sport

Kamenica, vendin e dytë në turnirin e organizuar nga Asociacioni i Komunave

3 Korrik, 2022
Info+

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave

3 Korrik, 2022
Gjilan

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Ekspozita me fotografi nga Arian Mavriqi në Bujanoc 

16 Qershor, 2022

Shaip Kamberi: Faleminderit pafund!

29 Prill, 2022

Kreu i Gjilanit dhe ai i Kamenicës në vizitë vëllazërore në Komunën e Bujanocit

20 Prill, 2022

Shqiprim Arifi zgjedhet kryetar i Preshevës: Presheva vendosë për fatin e vet 

11 Prill, 2022

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

11 Prill, 2022

Demonstratat e vitit 1981 dhe ndikimi i tyre tek shqiptarët, në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

11 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com