Qytetarët pasiv në punën e vetëqeverisjes lokale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

Qytetarët pasiv në punën e vetëqeverisjes lokale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

 

Niveli i pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dukshëm është më i ulët në krahasim me përqindjen mesatare në komunat tjera në Serbi.

Qytetarët pasiv në punën e vetëqeverisjes lokale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Kështu ka treguar hulumtimi i bërë nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID), shkruan Titulli.com.

“Kjo do të thotë se qytetarët nuk marrin pjesë kënaqshëm në vendimmarrje, që është një nga problemet themelore dhe se ka shumë hapësirë për avancim sikur në nivelin lokal ashtu edhe tek ai qytetarë”, ka thënë për Danas Emilija Brkiq nga CESID.

Si shembull ajo ka vlerësuar se në disa komuna funksionojnë dobët apo nuk ekzistojnë fare këshillat dhe zyrat për të rinj.

“Në anën tjetër vetëqeverisjet lokale nuk punojnë mjaftueshëm për të zgjidhur këto probleme gjithashtu edhe qytetarët janë pasiv, të pa interesuar dhe nuk kanë informacione të mjaftueshme se si mundë të jenë aktiv dhe të marrin pjesë në punën e vetëqeverisjes lokale.

Burimi: Titulli.com

KOMENTE