Për shkak të fatkeqësisë natyrore që ka goditur bashkëkombasit tonë në Republikën e Shqipërisë, Këshilli Drejtues i Odës ka ftuar anëtarësinë e gjërë për të dhuruar gjak për nevojat e mundshme që mund të paraqiten ditëve në vijim si pasojë e goditjës së termetit.
Njoftimi i QKUK-së:
Ju ftojm që këtë ta bëni pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë dhe të gjitha institucionet shëndetësore në të cilat mundësohet transfuzioni i gjakut.
Zyrtarët e OMK-së këtë aktivitet do ta bashkërendojnë me zyrtarët përgjegjës së QKTGjK dhe institucioneve gjegjëse shëndetësore.
Ju lutemi që për çdo informatë shtesë të na kontaktoni në numrin zyrtar: 049/872300.
Me solidaritet,
Prishtinë, 26 nëntor 2019
Këshilli Drejtues i OMK-së