Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka furnizuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan “Dr. Nagip Rexhepi” me kontigjentin e vaksinave kundër gripit sezonal.
“Nga sot njoftojmë qytetarët e komunës së Gjilanit se fillojmë aplikimin e vaksinave në të gjitha Qendrat e Mjekësisë familjare në Gjilan”, ka njoftuar Dr.Fejzull Berisha, Drejtor i QKMF-së në Gjilan.
Ky shërbim është një formë rutinore dhe e domosdoshme për pacientët në nevojë dhe keto vaksina janë të dedikuara për grupet e rrezikuara të popullatës dhe për pacientët me sëmundje kronike.