DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Ndërkombatëre e të moshuarve

Komuna e Vitisë shënon Ditën Ndërkombatëre e të moshuarve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitsë në bashkëpunim të ngushtë me Caritas Kosova, e cila është mbështetur nga Ministria e Drejtësisë kanë shenuar 1 tetorin Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve

Dita Botërore e Personave të Moshuar shënohet çdo vit më 1 tetor në mbarë botën dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për nevojat dhe sfidat që përballen të moshuarit.

EkoHigjiena

Don. Viktor Sopi, Drejtor i përgjithëshëm në Caritas Kosova, theksoi se “në këtë ditë Caritas Kosova gjithmonë organizon aktivitete të ndryshme dhe promovon punën angazhimin dhe misionin e Caritasit në mbështetje të personave të moshuar, poashtu theksoj dhe falenderoj edhe institucionet lokale dhe qendrore për bashkëpunimin dhe parnteritein që kanë me Caritasin e Kosovës në këtë drejtim”

Basri Aliu, Drejtor nga Komuna e Vitisë, i falenderoj të pranishmit në ëmër të Kryetarit të Komunës Zt. Sokol Haliti dhe po ashtu theksoj se është detyrë dhe qëllim kryesor i institucioneve komunale është dhe do të mbetet që të promovohen të drejtat e tyre dhe të sigurohet një jetë dinjitoze për ta, sidhe komuna të ngrit nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për personat e moshuar në nivel lokal.

Sami Emini Kryetar i shoqatës së pensionerve dega në Viti, ishte tejet mirnjohës për organizmin dhe bashkëpunimin që ka Komuna e Vitisë me Caritas Kosovën për ndihmë personave të moshuar, poashtu theksoj edhe sfidat me te cilat ballafaqohen të moshuarit në komunën e Vitisë.

Në mbyllje të gjithë të moshuarve iu nda nga një pako higjienike dhe nje dreke e përbashkët.

Burimi: QKMF Viti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.