DYLON

Komuna e Vitisë dhe “AvicenaKS” nënshkruajnë një dokument që siguron radiologjinë falas gjatë muajit tetor

Komuna e Vitisë dhe “AvicenaKS” nënshkruajnë një dokument që siguron radiologjinë falas gjatë muajit tetor
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga drejtoresh e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili dhe drejtoresha e Financave, Milihate Ajeti kanë pritur sot në takim përfaqësues nga rrjeti i poliklinikave “AvicenaKS” .

Me këtë rast është nënshkruar një dokument ku “AvicenaKS” do të marrë përsipër pagesën e një radiologu në Viti që do të bëjë një herë në javë falas kontrolle mjekësore dhe atë me ultrazërin e gjirit për gratë apo vajzat që kanë dyshime për ndonjë ndryshim në gji.

EkoHigjiena

Nënshkrimi i këtij dokumenti është vetëm një nga aktivitetet që kanë organizuar komuna e Vitisë, konkretisht QKMF-ja në Viti në kuadër të aktiviteteve të shumta që do të mbahen në muajin tetor që njihet si si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.