Ministri i financave në largim, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës sot ka aprovuar dy nisma të Ministrisë së Financave për marrëveshje ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës sot aprovoi dy nisma të Ministrisë së Financave për marrëveshje ndërkombëtare.
1. Nisma për marrëveshje për bashkëpunim doganor me Kroacinë qe mundëson shkëmbenim e informatave doganore dhe ekspertizës në mes të dy vendeve. Kroacia është partner shumë i rëndësishëm tregtar i Kosovës dhe përmes kësaj marrëveshje arrihet te intensifikohet ky bashkëpunim.
2. Nisma për marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishte me Kuvajtin me qellim që të ardhurat dhe fitimet e krijuara në të dy shtetet nga kompani dhe individë të njëjtë te tatimohen sipas praktikave ndërkombëtare dhe kritereve te OECD.