Shkencëtarët kanë analizuar shëndetin e një grup me njerëz të cilët mbajnë kafshë. Ata të cilët kanë mbajtur qen në shtëpi kanë pasur rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.
Të mbani një qen në shtëpi është mirë për zemrën tuaj, sepse ata ju inkurajojnë të dilni jashtë të ecni dhe të vraponi, pretendojnë shkencëtarët.
Ekspertët të cilët kanë analizuar shëndetin e qindra njerëzve kanë gjetur se ata të cilët kane pasur këtë kafshë – kanë më shumë gjasa të kenë qenë fizikisht më aktiv.
Mbajtësit e qenve, po ashtu kanë pasur një diet më të mirë dhe kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabet, këtë e kanë gjetur hulumtuesit në Çeki.