Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka shfrytëzuar sot praninë e liderit, Albin Kurti, për t’i inauguruar edhe zyrat e reja të Lëvizjes, që tasht do të ketë hapsirë më të madhe dhe më komode për aktivitetet e saja si subjekt politik.
Kreu i kësaj Qendre, Alban Hyseni, që është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se bashkë me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përfaqësues nga niveli qendror, deputetë, aktivistë e dhjetëra qytetarë, sot hapën dyert e qendrës së re në Gjilan.
“Kjo zyre, tashmë me një hapësirë të mjaftueshme do të shërbejë për aktivitetet tona të përditshme dhe fushata zgjedhore, si dhe vend orientimi e pikë informimi për secilin qytetar që është i interesuar t’i bashkohet organizatës politike më të madhe në vend”, ka thënë i pari i Vetëvendosjes në Gjilan, Alban Hyseni. /2LONLINE/