DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të HIV/SIDA

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të HIV/SIDA
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore te HIV /AIDS. Me këtë rast Dr.Aiola Sahiti, mjeke në QKMF -Viti para të pranishmëve sqaroi qëllimin e ligjëratës, si dhe aktivitetet që QKMF po ndërmerrë në misionin e saj për parandalim dhe edukim shëndetësor.

Edhe dr.Gentianë Ferati – mjeke nga QKMF-së në Viti, sot ka mbajtur ligjëratë në shkollën e mesme teknike ‘’Jonuz Zejnullahu‘’ ne Viti .

EkoHigjiena

Përpos ligjëratës janë shpërndarë edhe fletushka me informata për HIV-AIDS dhe mënyrën e parandalimit të saj tek qytetarët e rastit.

Vlen të theksohet se QKMF në vazhdimësi përmes aktiviteteve të ndryshme në shkolla dhe komunitet po shënon ditët e kalendarit të promocionit të shëndetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.