Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, sot ka filluar me shpërndarjen e 2500 vaksinave kundër gripit sezonal.
Me këto vaksina mund të furnizohen grupe të ndryshme të qytetarëve, duke filluar nga të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, profesionistët shëndetësorë, fëmijët si dhe personat nën përkujdesje.
Të gjithë ata që kanë nevojë për këto vaksina, mund të drejtohen në QKMF.
Këto vaksina shpërndahen falas.