Vizitë e anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, pjesë e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116, në përbërje: Eliza Hoxha, kryesuese e grupit punues dhe Vlora Dumoshi, anëtare, vizituan sot Federatën e Futbollit të Kosovës.
Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me nivelin e zbatimit të Ligjit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe sfidat me të cilat institucionet ligjzbatuese ballafaqohen gjatë punës së tyre.
Në Federatën e Futbollit të Kosovës anëtaret e komisionit u pritën nga Agim Ademi, president i FFK-së dhe anëtarë të komitetit ekzekutiv të FFK-së, të cilët dhanë informacionet e nevojshme në interesimin e deputetëve lidhur me zbatimin e ligjit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet FFK-ja.
Pas mbledhjes së informatave lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit, anëtaret e komisionit do të hartojnë një raport në të cilin nëpërmjet rekomandimeve do të adresohen sfidat e evidentuara në zbatimin e ligjit. /2LONLINE/