DYLON

Trajnim për punëtorët e QKMF-së, me theks të veçantë për ata të urgjencës

Trajnim për punëtorët e QKMF-së, me theks të veçantë për ata të urgjencës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë dhe QKMF në Viti, në koordinim me ekipën e KFOR-it LMT, kanë organizuar sot trajnimin e radhës për punëtorët e QKMF-së në Viti, me theks të veçantë punëtorët e urgjencës.

Ky trajnim që kishte të bënte me ofrimin e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, traumat, mbytja në ujë dhe goditja nga rryma elektrike, u mbajt në kampin Bondsteel, ku përpos pjesës teorike, u mundësua edhe pjesa praktike.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të trajnimit stafi i QKMF-së patën mundësinë të vizitojnë kampin Bondsteel.

Përndryshe, vite me radhë QKMF në Viti është përkrahur nga ekipet mjekësore të KFOR LMT, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe me donacione të ndryshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.