Sot u publikua kënga përfaqësuese e Kosovës në eliminatoret për “Euro 2020”. Kënga mbanë titullin “Gol duam gol”, të cilën e këndojnë dy këngëtarë të rinj, Florent Abrashi dhe Jehona Lumi, të cilët u bën të njohur nga pjesëmarrja e tyre në talent show “The Voice of Albania”.
Dy artistët kanë bashkuar forcat për këtë bashkëpunim, derisa kënga është realizuar nga Rinor Ukimeri. “Gol duam gol” është ripërpunim i këngës së grupit “Lindja”.
Ndryshe, klipi zyrtar do të xhirohet më datë 25 mars gjatë ndeshjes Kosovë-Bullgari në stadionin “Fadil Vokrri”.