Në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Shfaqja që shkon keq”

Në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Shfaqja që shkon keq”

Sonte, në ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit rikthehet hit-komedia e jashtëzakonshme “Shfaqja që shkon keq” me tekst të Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Lewis dhe regji të Ilir Bokshit.

Komedia vjen sonte nën lojën e aktorëve si: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani,

Kjo komedi sjellë një trupë amatorësh dhe një përpjekje të tyre maksimale për të realizuar një shfaqje. Vrasje enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha DËSHTIME, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës. Një gjë është e sigurt: Shfaqja duhet të shkojë deri në fund. Patjetër. Pa kusht.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Bekim Korça, muzika nga Art Lokaj, ndërsa asistent regjie është Ali Demi.

KOMENTE