Janë publikuar në faqen zyrtare të Kancelarisë së Gjermanisë, konkluzionet e Samitit të djeshëm që u mbajt në Berlin.
Në faqen zyrtare të Kancelarisë thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet e tyre për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe përsëri të jenë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me qëllim të arritjes së një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare.
“Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi negociator gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili duhet të shoqërohet me masa të ndërtimit të besimit”, thuhet në njoftimin e kancelarisë Gjermane.
Aty u tha se palët ranë dakord që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një hapësirë ekonomike rajonale në përputhje me deklaratën e Samit të Sofjes në vitin 2018, dhe konkluzionet e Kryesisë së Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër 2018.
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe zëvendës president i Komisionit Evropian, u takuan dje në Berlin me presidentin e Francës dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.