DYLON

Zëvendësministri Syla, u takua me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Berlin, ambasadori Ajeti

Zëvendësministri Syla, u takua me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Berlin, ambasadori Ajeti
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, u prit në takim nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ambasadori Faruk Ajeti dhe stafi i tij, atasheu i Mbrojtjes, nënkolonel Besim Gashi dhe atasheu i policisë, Driton Vrajolli.

Diskutimet e tyre u përqendruan tek zgjerimi i bashkëpunimit me shtetin gjerman, një partner strategjik dhe një aleat i ngushtë që ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të ndihmuar në avancimin e institucioneve tona.

EkoHigjiena

Fokusi kryesor ishte në nxitjen e shkëmbimeve dhe projekteve që ndihmojnë në shkollimin, trajnimin, furnizimin me pajisje dhe mbështetjen e mëtejshme në fushat që prekin interesat e përbashkëta të sigurisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.