Gjatë qëndrimit tim prej 16 tetor 2012 deri më 31 qershor 2016, në burgjet e Republikës së Kosovës si i burgosur politik, i arrestuar, akuzuar, gjykuar dhe dënuar politikisht përmes Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, me porosi dhe shantazhim të Serbisë (drejtuar këtij Fraksioni të EULEX-it), pos dukurive shumë absurde e jo në pak raste edhe tejet kriminale ishte edhe dukuria e mëposhtme. Luftëtarët Shqiptar zakonisht shumica e tyre janë mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Qendrën Korrektuese në Dubravë, kurse në qendrat tjera tejet më të rralla janë rastet!
Skender Jashari
Në këtë rast, kam vërejtur edhe një dukuri, që aspak nuk është në përkim me praktikat e vendeve tjera, as me ligjet dhe as me ndërgjegjen e njeriut!
Luftëtarët Shqiptarë të Luftërave Çlirimtare Shqiptare, si të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nuk kanë trajtim ligjor, meritor dhe në përputhje me praktikat rajonale dhe ndërkombëtare, si për të paraburgosur a të burgosur, në burgjet e Republikës së Kosovës, nga UNMIK e sidomos nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it( e jo edhe nga EULEX që vije nga vendet që njohin Pavarësinë dhe që janë miqësorë ndaj Republikës së Kosovës).
Luftëtarët Shqiptar, në Burgje mbahen për dy lloj veprash penale: kryerje krime të luftës (shumica) dhe për kryerje aktesh terroriste! Për veprat penale kryerje e krimeve të luftës, kryesisht gjoja krime të kryera kundër popullsisë civile serbe dhe shqiptarëve që kanë bashkëpunua me okupatorin!
Dënimet në këto raste janë qesharake, janë dënime për 10 deri në 1000 herë më të larta sesa dënimet që për një vepër të tillë penale i janë shqiptua një kryesi të komunitetit serbë, pos kësaj kryes të komunitetit serbë të dënuar për këso vepre penale, janë tejet të pakët( ata as nuk ndiqen, as nuk gjykohen e as nuk dënohen me dënim meritor)!- qartazi e haptazi shihet motivi politik i akuzimit, gjykimit dhe dënimit!
Ndërsa Luftëtarët Shqiptar të cilët janë paraburgosur, akuzuar, gjykuar dhe dënuar-burgosur, për terrorizëm, shumica janë nga Ilirida dhe nga Lugina e Preshevës!
Andaj për më poshtë do i trajtoj në dy kategori: në Luftëtarët e vërtetë Shqiptarë (qoftë të dënuar për gjoja krime lufte a gjoja për terrorizëm) dhe në kategorinë e dytë për “Luftëtarët Shqiptar!”-agjentë të Serbisë.
Kategoria e parë: janë Luftëtarë të vërtetë Shqiptar, të cilët janë akuzua, paraburgos, gjykua dhe dënua a burgosur me porosi të Serbisë, përmes UNMIK-ut dhe Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, ndërsa të pakta janë rastet kur drejtësia është vendosur vërtetë! Luftëtarët e vërtetë Shqiptarë, janë akuzua, gjykua dhe dënua kryesisht apo edhe plotësisht mbi bazë dhe motiv politik, për gjoja krime lufte a për gjoja akte terroriste të veteranëve të Luftërave Çlirimtare Shqiptare, të ndjekur nga regjimet okupatore të Serbisë mbi Luginë të Preshevës apo mbi Iliridë (Maqedoni), të cilët janë strehuar si refugjatë politik në Republikë të Kosovës, por që sipas shteteve okupuese( Serbisë dhe Maqedonisë), të qëndruarit e këtyre “ terroristëve”( siç këta i emërtojnë), në këtë vend( në Republikë të Kosovës), paraqet rrezik për ta, sepse në çdo kohë mund të kthehen si ushtar në vendlindjen e tyre!
Kategoria e dytë: realisht një pjesë e tyre, në burgjet e Republikës së Kosovës, janë dënuar me porosi të Serbisë ( Shërbimeve të saj sekrete), përmes kryesisht UNMIK-ut apo edhe Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, për të kryer disa detyra të cilat praktikisht janë duke i kryer! Kjo është e njohur sidomos me një grup, që edhe Qeveria e Kosovës, me rastin e arrestimit të tyre e kishte identifikuar si “agjentë të Serbisë” që ishin vehabist! Pra, brenda kategorisë së gjoja “Luftëtarëve Shqiptar” të akuzuar, gjykuar, paraburgosur, dënuar a burgosur për terrorizëm, janë përfshi edhe Agjentët e Serbisë, të cilët kanë detyra të caktuara nëpër këto burgje të Republikës së Kosovës!
Pa trajtua këtu më shumë akuzat, gjykimin dhe dënimin e Luftëtarëve të vërtetë Shqiptar dhe të agjentëve të Serbisë të future gjoja si “Luftëtarë Shqiptar”, por me theks do trajtohet vetëm mbajtja e tyre në paraburgim dhe burgim, nëpër burgjet e Republikës së Kosovës!
Edhe pse në vazhdimësi gjatë mbajtjes time në këto burgje, kam kërkuar që të bëhet trajtimi i duhur ligjor dhe në pajtim me praktikat e vendeve të tjera, mirëpo kjo është mohuar!
Pas një hulumtimi të thelluar, pas shumë kërkesash me shkrim dhe gojarisht, pas informimit nga të dënuar edhe të tjerë të këtyre kategorive( Luftëtarëve të vërtetë Shqiptar dhe kategorisë së gjoja “Luftëtarëve Shqiptarë”- agjentëve të Serbisë, të cilët vepronin në këto Institucione Korrektuese), kam ardhur në përfundim që, kjo është mirë e planifikuar, e qëllimshme për të arritur disa efekte! Efektet që duan t’i arrijnë ndaj Luftëtarëve të vërtetë Shqiptar dallojnë nga efektet që duan t’i arrijnë permes gjoja “Luftëtarëve Shqiptarë”- agjentëve të Serbisë!
Efektet që duan t’i arrijnë ndaj Luftëtarëve të vërtetë Shqiptar, qoftë të dënuar për veprat penale gjoja për krime lufte apo gjoja për terrorizëm( kundër institucioneve të shteteve okupuese të Serbisë, akte të kryera në Luginë të Preshevës, apo kundër Maqedonisë të kryera në Iliridë), janë: torturimi psikik, mos dhënia e asnjë beneficioni ligjor, vendosja sidomos në vende ku do torturohet psiqikisht madje edhe fizikisht nga stafi por edhe nga të burgosur të tjerë ordiner dhe dekurajimi-dëshpërimi nga shteti ynë (Republika e Kosovës)!
Qëllimi i fundit është dekurajimi-dëshpërimi i Luftëtarit të vërtetë Shqiptar, familjes së tij, rrethit-shoqërisë së tij por edhe në tërësi të Kombit tonë Shqiptar! Andaj Interes për trajtim të tillë, ka vetëm Serbia dhe vendet dashakeqe për Shqiptarët!
Praktika penitensiare e rajonit e më gjerë, madje edhe vetë Serbia në jo pak raste të burgosurit politik Shqiptar i mbante të ndarë, pos në rastet tjera kur i mbante me kriminelë ordinerë për të shkaktua dhunë psikike dhe fizike kundër tyre!
Torturimi psikik, është trajtimi më brutal që i bëhet çdonjërit Luftëtarë të vërtetë Shqiptar, në format: mbajtja në dhomë apo në krah të pavijonit a në pavijon të njëjtë me të paraburgosur a burgosur që absolutisht nuk do duheshin të qëndronin bashkë; mbajtja me të burgosurit më të urryer; mbajtja me të burgosur më problematik; me të sëmurë psikik dhe të sëmurë me sëmundje ngjitëse a edhe sëmundje tjera; mbajtja në pavijone a krah pavijoni ku shërbejnë gardianët më problematik apo që janë partizan të një partie kundërshtare të Vlerave të Luftës; pastaj krah pavijoni a pavion me kushte tejet të këqija higjienike; krah pavijoni a pavijon me zhurmë të madhe etj!
Mosdhënia e asnjë beneficioni ligjor, nën arsyetime të ndryshme e sidomos që nuk ia lejon UNMIK a EULEX. Beneficionet si: pako ushqimore i kufizohen; përmbajtja e pakove ushqimore i kufizohet; sendet që mund t’i mbaj në dhomë( sidomos DVD, CD, librat etj); pushimi jashtë Institucionit( koha e fitimit të këtij benefiti por edhe numri i ditëve brenda një pushimi dhe brenda një viti!); vizitat; avancimi etj!
Vendosja sidomos në vende ku do torturohet psiqikisht (që e thashë më sipër) madje edhe fizikisht nga stafi por edhe nga të burgosur të tjerë ordiner dhe dekurajimi-dëshpërimi nga shteti yn( Republika e Kosovës). Torturimi fizik sidomos ndodhja e problemeve: rrahjeve me të burgosur ordinerë, por edhe nga stafi i cili ka armiqësi personale apo edhe që ka armiqësi kundër Vlerave të Luftës!
Ndërsa efektet që duan Serbia (sidomos), që t’i arrijë përmes “Luftëtarëve Shqiptarë”-agjentëve të Serbisë, janë: propagandimi islamiko-vehabist; radikalizmi, ekstremizmi dhe pastaj rekrutimi, organizimi në organizata-grupe terroriste; sabotimi dhe armiqësimi ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës; krijimi i potencialit shpërthyes- pasiguri për Institucionet e Republikës së Kosovës etj!
Qëllimi final është që Serbia përmes këtyre personave të arrijë objektivat e saj politike, krijimin e organizatave terroriste islamike që do vepronin edhe kundër Republikës së Kosovës, që do dëmtonin Interesin Kombëtar Shqiptar, që do humbnin përkrahjen ndërkombëtare për Republikën e Kosovës sidomos tentojnë në dëmtimin e Aleancës së Shqiptarëve me SHBA-të etj!
Propagandimi islamiko-vehabist që brenda këtyre Institucioneve korrektuese ku janë të burgosurit ordinerë, e të cilët lehtësisht kalojnë-ndikohen nga propaganda të tilla për shumë qëllime dhe arsye! Drejtimi i një krimineli ordiner në “rrugën e allahut” mund të duket fillimisht si jo i rrezikshëm, por kjo pastaj prodhon ekstremizëm siç u pa tashmë që shumica e terroristëve islamik kanë të kaluar të errët kriminale!
Radikalizmi, ekstremizmi dhe pastaj rekrutimi, organizimi në organizata-grupe terroriste, siç edhe ngjau sidomos në Qendrën Korrektuese në Dubravë, që të gjithë kriminelë ordiner, u bënë
Sabotimi dhe armiqësimi ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës, sidomos nga kategoritë e margjinalizuara, me nivel të ulët njerëzor, shkollimi, emancipimi, kulture dhe statusi social, sidomos përmes ekstremizmit fetar islamik-vehabist!
Krijimi i potencialit shpërthyes- pasiguri për Institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të mbetjes si shtet jofunksional, i dobët në çdo aspekt, që në këtë mënyrë të mos paraqesë pengesë për Serbisë, karshi Kosovës, Luginës së Preshevës, por edhe më shumë etj!
Andaj mbajtja e të burgosurve dhe paraburgosurve të tillë e ndarë nga kriminelët ordinerë ka arsye të qëndrueshme!
Luftëtarët e vërtetë Shqiptarë duhet të mbahen të ndarë nga kriminelët ordinerë, që mos torturohen psiqikisht dhe fizikisht nga të burgosurit ordinerë dhe stafi i pandërgjegjshëm dhe burgimi ndaj tyre të mos ketë premisa terrori( të dekurajimit dhe dëshpërimit)!
Kurse “Luftëtarët shqiptar”-agjentët e Serbisë, të cilët propagandojnë , radikalizojnë, ekstremizojnë dhe organizojnë e rekrutojnë kriminelët ordinerë si terrorist islamik, të izolohen nga të tillët! Që mos të arrijnë të paraqesin rrezik për Vendin dhe Kombin tonë si drejtpërdrejt prej tyre, apo edhe përmes tyre nga Serbia! Izolimin e këtyre eksponentëve tashmë shumica e vendeve të Perëndimit dhe SHBA-së e kanë në zbatim!
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
/Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake/