DYLON

Kryetari i Vitisë takon ambasadorin zviceran

Kryetari i Vitisë takon ambasadorin zviceran
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebt.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë me zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, në veçanti edhe me projektet të cilat janë realizuar dhe po realizohen me përkrahjen financiare të Konfederatës Zvicerane.

Gjithashtu gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Sokol Haliti e ka njoftuar atë me parapërgatitjet që po bëjnë institucionet komunale të Vitisë, me rastin e shpalljes qytetare nderi, ish-presidenten e konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey dhe me emërimin e një sheshi në emër të saj.

EkoHigjiena

Kjo ngjarje pritet të zhvillohet me 3 gusht në qytetin e Vitisë.

Kurse ambasadori, Hubert Lebt tha se ai është i njoftuar se znj. Calmy-Rey me gjithë dëshirë do të bëhet qytetare nderi e kësaj komune, duke potencuar se ajo e çmon shumë këtë gjë.

Pas këtij takimi ambasadori, Hubert Lebt dhe Kryetari Haliti kanë realizuar një ecje nëpër qytetin e Vitisë, më saktësisht deri tek sheshi që pritet të bartë emrin e qytetares së ardhshme të nderit të kësaj komune, Micheline Calmy-Rey ku nga afër ata panë edhe punimet që po zhvillohen në rregullimin e këtij sheshi.

Gjatë rrugës ata kanë takuar edhe shumë mërgimtar vitias të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin Helvetik. Mërgimtarët vitias, në veçanti ata që jetojnë në Zvicër, e kanë mirëpritur propozimin e kryetarit Haliti, që ish-presidentja dhe krye diplomatja zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey të shpallët qytetare nderi e kësaj komune.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.