Athua pse ende nuk është vendosur shtatorja e Adem Jasharit në kryeqendër në Prishtinë. Kjo pyetje shumë herë më ka tingëlluar në memorie dhe vështirë i kam dhënë përgjigje.
Izmi ZEKA
Jo që skam pasur ide apo përgjigje por ka qenë krejt e çuditshme dhe e papranueshme për mua dhe qytetarët e Kosovës që legjenda që ndërrojë epokat, ende nuk gjendet në mesin e qytetit për t’i bërë nder Prishtinës.
Shtatorja e ka vendin aty ku lëvizjet e njerzve përmes tij kujtojnë historinë, dhimbjen dhe krenarinë.
Adem Jashari i bënë nderë Prishtinës, Kosovës e përtej saj.
Prandaj kuptojeni më shpejt se ikën 18 vite dhe ai nuk është aty ku Kosova lidhet me gjithë qendrat tjera.
Adem Jashari dhe figura e tij paraqesin të djeshmen të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Andaj mos u koritni se, sot ose nesër, do të jetë aty, vetëm se turpi do të bie mbi dike.