DYLON

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të vendoset në Sicili të Italisë

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të vendoset në Sicili të Italisë
Avatar photo Redaksia

Shoqata shqiptare “Hora e Skënderbeut”, ka bërë me dije se në Sicili të Italisë do të vendoset shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Njoftimi i plotë:

EkoHigjiena

SHOQATA “HORA E SKËNDERBEUT”, SHTATOREN E KRYETRIMIT UA DHURON VËLLEZËRVE ARBËRESH NË SICILI

Komuniteti arbëresh, në krye e bashkiakun Rosario Petta kanë mirëpritur këtë dhuratë vëllazërie të mërgimtarëve tanë, ndaj edhe përmes një letre kanë shpreh gatishmërinë për sigurimin e lokacionit për statujën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në njërin nga sheshet me të frekuentuara të kësaj qyteze me afro 7 mijë banorë e të themeluar me 30 gusht 1488.

Zürich, 17 janar 2024

Në Zvicër, kohë më parë u themelua Shoqata Shqiptare “Hora e Skënderbeut”, në përputhje me të gjitha normativat ligjore të shtetit helvetik. Ideja për themelimin e  shoqatës ishte projekti për dërgimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunitetin arbëresh në Itali, ku në mbi 50 ngulime ka rreth 30 buste të Gjergjit, por asnjë shtatore. Ndërsa që Heroi Kombëtar në mesin e arbëreshëve prej shekujsh trajtohet si “Mbret i Arbërisë”.

I prirë nga dashuria për Kryetrimin tonë, aktori me banim në Zvicër, Veli Berisha, ishte i pari shfaqi dëshirën duke kontribuar edhe materialisht për këtë monument, vepër e skulptorit të mirënjohur prishtinas, Gëzim Muriqi. Kryesia e shoqatës vendosi që kjo vepër ti dhurohet vëllezërve të një gjaku në Hora të Arbëreshëve në Sicili, që njihet si kryeqendra e identitet arbëror, e ku me dashuri e fanatizëm ruhet gjuha, traditat dhe simbolet kombëtare. Kryesia e Shoqatës sonë vuri që në fillim kontakt me kryetarin e Bashkisë së Horës z. Rosario Petta dhe personalitetet e fushave të artit e kulturës në Hora të Arbëreshëve të cilët këtë lajm e mirëpritën dhe u zotuan edhe për sigurimin e lokacionit.  

Shtatorja, me një pamje madhështore prej 3 metrash është relativisht e kushtueshme, ndaj edhe shoqata ka hap një llogari bankare për mjete financiare. Pritet që për këtë të kontribuojnë sa më shumë mërgimtarë, pavarësisht ku jetojnë e ç`shumë paguajnë, që kjo të jetë një vepër të përbashkët për mërgatën më të hershme shqiptare, siç është kjo e arbëreshëve në Itali. Pavarësisht nga shuma çdo kontribut është e mirëseardhur, ndaj edhe do të bëhet edhe publike.

Tash kur po e promovojmë faqen e shoqatës sonë me rastin e përvjetorit të kalimit në pavdekësi të Heroit tonë Kombëtar, Kryesia e Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, nga nesër deri më 21 janar do ti bëjë një vizitë Horës së Arbëreshëve për të biseduar për veprimet e konkrete rreth dërgimit të shtatores, me që rast pritet të caktohet edhe termini i inaugurimit. Kësaj vizite do ti bashkohet edhe studiuesja e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka.

Njoftojmë opinionin se Kryesia e Shoqatës “Hora e Skënderbeut” ka në këtë përbërje: Ramadan Morina, kryetar; Rexhep Rifati, nënkryetar; Adnan Asllani sekretar dhe Veli Berisha anëtarë dhe donator kryesor.

Me shumë dashamirësi

Shoqata “Hora e Skënderbeut”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.