Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 dhjetor 2024, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetë (60) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetre (63) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- tridhjetenjë (31) aktakuza, ndaj tridhjetepesë (35) personave,
- tridhjetekatër (34) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
- gjashtë (6) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
- gjashtë (6) ankesa,
- katër (4) persona të ndaluar,
- tri (3) kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetetre (33) persona. /2LONLINE/