DYLON

Stafi i Fakultetit Ekonomik organizoi takim pune për hartimin e RVV të Programit Master Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore

Stafi i Fakultetit Ekonomik organizoi takim pune për hartimin e RVV të Programit Master Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore
Avatar photo Redaksia

Stafi i Fakultetit Ekonomik të  Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka mbajtur një takim të rëndësishëm të grupit punues, i udhëhequr nga Dekani i Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi. Ky grup punues është angazhuar në hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) për programin master  Analiza Ekonomike dhe Politika Zhvillimore (MCS).

Raporti është një dokument i rëndësishëm që pasqyron përmbushjen e standardeve akademike dhe cilësinë e këtij programi studimor. RVV-ja tashmë është miratuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, duke konfirmuar angazhimin dhe përkushtimin e Fakultetit Ekonomik për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë.

EkoHigjiena

Në këtë takim u diskutuan detajet për finalizimin e dokumentit dhe u përcaktuan hapat e mëtejshëm për zbatimin e rekomandimeve dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të programit. Fakulteti Ekonomik vazhdon të dëshmojë përkushtim ndaj krijimit të programeve akademike që plotësojnë nevojat e tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Fakulteti Ekonomik dhe Universiteti “Kadri Zeka” falënderojnë të gjithë anëtarët e grupit punues për angazhimin e tyre profesional dhe kontributin e çmuar në këtë proces të rëndësishëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.