Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themeloe në Gjilan, ka parashruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim me ndalim në Insitutin e Psikiatrisë Forenzike kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’. /2LONLINE/