DYLON

Reagimi i PDK-së: Demaskohet loja e një kryetari mashtrues dhe manipulues ndaj publikut i cili flet ndryshe, mendon ndryshe dhe vepron ndryshe!

Reagimi i PDK-së: Demaskohet loja e një kryetari mashtrues dhe manipulues ndaj publikut i cili flet ndryshe, mendon ndryshe dhe vepron ndryshe!
Avatar photo Redaksia

“Një kryetar mashtrues dhe manipulues ndaj publikut i cili flet ndryshe, mendon ndryshe dhe vepron ndryshe, është demaskuar keq me rastin e ndërtimit të objektit të ri të Bashkësisë Islame në Gjilan”, thuhet në një reagim të Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

Ja reagimi i plotë:

EkoHigjiena

Loja e ndytë e Alban Hysenit dhe Urbanizmit me ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan

Një kryetar mashtrues dhe manipulues ndaj publikut i cili flet ndryshe, mendon ndryshe dhe vepron ndryshe, është demaskuar keq me rastin e ndërtimit të objektit të ri të Bashkësisë Islame në Gjilan.

Lojërat e ndyta të Alban Hysenit filluan duke tentuar që para Bashkësisë Islame t’a paraqiste PDK pengesë për ndërtimin e objektit tyre, saqë nënkryetares së komunës (sa ishte ende në PDK) znj.Bunjaku i kishte kërkuar që të pres në takim kryetarin e Bashkësisë Islame z.Naim Aliun për t’ia dorëzuar vendimin e datës 8 prill 2022 (shih kopjen e vendimit të urbanizmit) për pezullimin e lejes ndërtimore të objektit që kishte nisur së ndërtuari. Ky veprim i pamatur i saj, kishte krijuar një situatë tejet të rëndë dhe të pakëndshme me kryetarin e BI, sepse një ditë më parë ne si PDK i patëm dhënë përkrahjen kryetarit të Bashkësisë Islame për ndërtimin e këtij objekti.

Pak ditë më vonë, Drejtoria e Inspeksionit me urdhër të kryetarit të komunës së Gjilanit, ka nxjerrë vendim për ndërprerjen e punimeve në objekt (shih kopjen e vendimit).

Më 23 Shtator 2022 Gjykata e Apelit Prishtinë nxjerrë aktvendim duke i dhënë të drejtë ankesës së Bashkësisë Islame, kundër Gjykatës Themelore në Prishtinë. Dhe pastaj ka vazhduar ndërtimi i objektit sipas lejes ndërtimore.

Ndërsa Drejtoria e Urbanizmit dhe drejtori i përgjumur dhe tendencioz ndaj këtij rasti, tek pas 6 muajsh, më datë 08 mars 2023 nxjerr vendim për shtyerjen e vendimit të saj, të datës 08 prill 2022 për pezullimin e lejes ndërtimore.

Por loja e ndytë e Alban Hysenit vazhdon ende edhe sot, duke sjellë propozimin e tij (në mesin e 16 vendimeve “të paligjshme”) në Kuvendin Komunal që ka të bëjë tani për anulimin e vendimit të kohës së qeverisjes së LDK-së për revidimin e pjesshëm të planit rregullues që kishte të bënte për objektin e ri të Bashkësisë Islame. Në anën tjetër e akuzon PDK se nuk po ia voton kërkesën e tij, e që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë. (Shih kopjen e kërkesës dhe vendimit).

Kryetari i komunës në asnjë rast të vetëm deri tani nuk ia ka qëlluar, asnjë proces gjygjësor komuna e Gjilanit nuk e ka fituar karshi palëve kontestuese. Mjerimi institucional në Gjilan si pasojë e një kryetar kinse jurist me profesion, por realisht po del që profesioni tij të jetë një mashtrues e manipulues.

Në prapaskenë të këtyre lojërave të tij, kishte ndërhyrë edhe ministri Aliu dhe personalisht kryeministri i Kosovës z.Kurti, për këtë rast pas intervenimit të kryetarit të Bashkësus Islame të Kosovës z.Tërnava, për t’i ndalur lojërat e ndyta të Alban Hysenit.

Prandaj, ky kryetar komune është mirë të ikë sa më parë nga udhëheqja e stërkequr e Gjilanit dhe t’i hap rrugë zgjedhjeve lokale bashkë me ato nacionale të datës 9 shkurt 2025.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.